Policia sekuestron mbi një kilogram marihuanë në një shtëpi, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Policia sekuestron mbi një kilogram marihuanë në një shtëpi, arrestohet i dyshuari

Më: 13 mars 2024 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Gjilan nga Policia e Kosovës.

Atij gjatë kontrollit të shtëpisë i janë gjetur dhe sekuestruar mbi një kilogram maurihanë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse i është gjetur dhe sekuestruar 1 kg. e 154.6 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat