Gjendet i vdekur në banesë një person në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur në banesë një person në Mitrovicë

Më: 14 mars 2024 Në ora: 09:30
Ilustrim

Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë të Veriut.

Policia e Kosovës njofton se në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse, derisa me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Mitrovicë Veri / 12/13.03.2024 – 18:00/10:50. Raportohet se në banesën e tij, është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull/k.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat