Mitrovicë, një grua dhe burrë shtetas serbë rrahen mes vete

Kronikë e zezë

Mitrovicë, një grua dhe burrë shtetas serbë rrahen mes vete

Më: 15 mars 2024 Në ora: 09:49
Ilustrim

Një grua dhe burrë shtetas të Serbisë, pasi janë përleshur mes vete, janë shoqëruar në stacionin policor.

Rasti është raportuar në Mitrovicë të Veriut, teksa bëhet e ditur se të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, pas intervistimit të dy janë liruar në procedurë të rregullt.

“Mitrovicë Veri 14.03.2024-13:00. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull shtetas të serbisë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Të dyshuarit nuk kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat