Dy persona u gjetën të vdekur të enjten

Kronikë e zezë

Dy persona u gjetën të vdekur të enjten

Më: 15 mars 2024 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Dy persona, në raste të ndara, janë gjetur të vdekur të enjten. Policia ka theksuar se një grua u gjet e vdekur afër shtëpisë së saj në jug të Mitrovicës.

“Raportohet se në afërsi të shtëpisë së saj, është gjetur pa shenja jete ,viktima femër. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërsa, në Gjakovë është gjetur në banesën e tij një burrë i vdekur.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, njoftoi Policia.

Trupat e pajetë janë dërguar për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat