​Arrestohen tre persona për zjarrvënie në Kaçanik

Kronikë e zezë

​Arrestohen tre persona për zjarrvënie në Kaçanik

Më: 15 mars 2024 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Kaçanik sot ka arrestuar tre persona të moshës 17-vjeçare si të dyshuar për rastin e zjarrvënies më 13 mars 2024 në objektin e Gjykatës Themelore- dega në Kaçanik.

M.H., T.B., V.T. janë shoqëruar rreth orës 10:00 në policinë rajonale të Ferizajt, përkatësisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve, të cilët në prani të avokatëve mbrojtës janë intervistuar nga policët hetues, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Deri tek arrestimi i tyre ka ardhur pas një pune hetimore nga Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në koordinim me Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Ndryshe, si pasojë e zjarrit janë dëmtuar dy zyre të Gjykatës Themelore- dega në Kaçanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat