Një burrë në Podujevë raporton se është rrahur nga dy punëtorë të një servisi veturash

Kronikë e zezë

Një burrë në Podujevë raporton se është rrahur nga dy punëtorë të një servisi veturash

Më: 17 mars 2024 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Një person në Podujevë ka raportuar se është rrahur nga dy punëtorë të një servisi veturash, ku e kishte dërguar veturën e tij për raprimin e disa pjesëve.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se dy të dyshurit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa e ka dërguar veturën e tij në servis për të riparuar disa pjesë, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy punëtorë te servisit-të dyshuarit meshkuj kosovar, të cilët janë intervistuar.

Me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat