Zbulohet i dyshuari që raportoi rrejshëm se u dhunua seksualisht në Malishevë, përfundon në ndalim

Kronikë e zezë

Zbulohet i dyshuari që raportoi rrejshëm se u dhunua seksualisht në Malishevë, përfundon në ndalim

Më: 18 mars 2024 Në ora: 08:05
Foto ilustrim

Hetimi që nisi për një rast të dhunimit në Malishevë që u denoncua para dy ditësh në Polici rezultoi se ishte raportim i rrejshëm. I dyshuari që deklaroi se është dhunuar nga një burrë tjetër ia bëri gropën vetes dhe për pasojë përfundoi në prangat e Policisë. I njëjti tashmë ndodhet në ndalim.

Media mëson se bëhet fjalë për të dyshuarin A.Gegaj, 25-vjeçar, ndaj të cilit tashmë kanë nisur hetimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

I riu raportoi fillimisht se është keqtrajtuar seksualisht nga një person tjetër, duke kërkuar ndihmën e Policisë.

Si rezultat, Policia nisi ta hetojë rastin por që pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme, u zbulua se raportimit i të riut nuk ishte i vërtetë.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë.   

“Me datën 16.03.2024 në Stacionin Policor në Malishevë viktima (tani i dyshuar) mashkull kosovar, i lindur në vitin 1999, ka raportuar se ishte dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit “viktima” është dërguar  për ekzaminim mjekësor, ndërsa rasti është cilësuar si rast dhunimi.

Lidhur me rastin, hetuesit policor në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, menjëherë kanë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, pas së cilave ka rezultuar se rasti i raportuar si dhunim nuk kishte qenë i vërtet.

Pas marrjes së këtyre veprimeve hetimore, vërtetimit të gjendjes faktike dhe intervistimit tani të të dyshuarit (i cili ka pranuar se e tëra ajo që kishte raportuar lidhur me dhunimin ka qenë e pa vërtet), në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është ri-kualifikuar në “lajmërim apo kallëzim i rremë” dhe i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat