Konflikt familjar në Lipjan: 34-vjeçari e denoncon vëllain për dhunë, intervenon Policia

Kronikë e zezë

Konflikt familjar në Lipjan: 34-vjeçari e denoncon vëllain për dhunë, intervenon Policia

Më: 20 mars 2024 Në ora: 00:17
Ilustrim

Konfliktet mes vëllezërve në familjet kosovare, shpeshherë përfundojnë me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit. Ata madje me raste eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, duke u dashur kështu intervenimi i Policisë për të zgjidhur telashet.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në fshatin Bregu i Zi në Lipjan, ku një person dyshohet se ka sulmuar vëllain e tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 34-vjeçari ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se vëllai i tij e ka sulmuar dhe ka tentuar ta godas.

Viktima në vetëmbrojtje ka lidhur të dyshuarin deri në momentin që ka arritur Policia në vendin e ngjarjes, e që më pas kanë arrestuar 26-vjeçarin.

I dyshuari është intervistuar në stacion policor nga organet e hetuesisë dhe pas përfundimit të procedurave, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

I riu do të hetohet në dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat