Grabitet një taksist në Prishtinë, ja shuma që iu vodh

Kronikë e zezë

Grabitet një taksist në Prishtinë, ja shuma që iu vodh

Më: 20 mars 2024 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Një taksist ka njoftuar policinë se një person të cilit i kishte ofruar shërbime taksie i ka grabitur 60 euro para të gatshme dhe është larguar më pas në drejtim të panjohur.

Policia ka nisur hetimet për rastin.

“Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 18.03.2024-22:20. Ankuesi mashkull kosovar-taksist ka raportuar se pasi i ka kryer një shërbim taksie një personi të panjohur, i njëjti duke e kanosur i ka grabitur 60 € para të gatshme (ankuesit) dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat