Po i ikte dënimit me burg, bie në pranga 25-vjeçari në Prishtinë

Kronikë e zezë

Po i ikte dënimit me burg, bie në pranga 25-vjeçari në Prishtinë

Më: 21 mars 2024 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Media në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të dënuar nga Gjykatat në vend për vepra të ndryshme penale, por që të cilët arrijnë të ikin nga duart e drejtësisë.

Të njëjtin fat e pati së fundi edhe një person në Prishtinë, i cili u ndalua nga Policia në afërsi të Parkut të Qytetit.

Burimet e medias bëjnë me dije se gjatë verifikimit, 25-vjeçari ka rezultuar me urdhërarrest aktiv, pasi ishte dënuar me burgim për dy vepra penale.

Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat