Grabitje e armatosur në Ferizaj, rasti po hetohet

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në Ferizaj, rasti po hetohet

Më: 29 mars 2024 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Një grua ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, ka hyrë një person i dyshuar me maskë dhe nën kërcënimin e armës ka depërtuar në vendin ku kryhen pagesat.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 09:40, në Ferizaj.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari meqë nuk ka gjetur para është larguar në drejtim të panjohur.

Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, aty ka hyrë një person i dyshuar, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka depërtuar në vendin ku kryhen pagesat mirëpo meqë nuk kishte para, është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat