Dy persona thonë se dikush shtiu me armë në drejtim të shtëpisë së tyre, shkak disa borxhe

Kronikë e zezë

Dy persona thonë se dikush shtiu me armë në drejtim të shtëpisë së tyre, shkak disa borxhe

Më: 1 prill 2024 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Dy persona në Pejë kanë raportuar se derisa kanë qenë duke qëndruar në shtëpi, kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tyre nga persona ende të paidentifikuar.

Dyshohet se kjo ka ndodhur për shkak të disa mosmarrëveshjeve dhe borxheve.

“PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM – Pejë / 30.03.2024-23:13. Dy ankues kosovarë kanë raportuar se, derisa ishin duke qëndruar në shtëpi, kanë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tyre nga persona (ende të paidentifikuar), dyshohet për shkak të disa mosmarrëveshjeve-borxheve.

Nga predhat janë dëmtuar dy tjegulla dhe një gyp-ujëmbledhës. Rasti po hetohet nga ekipet perkatese policore.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat