​Arrestohet personi i kërkuar për dhunim nga gjykata në Ferizaj

Kronikë e zezë

​Arrestohet personi i kërkuar për dhunim nga gjykata në Ferizaj

Më: 4 prill 2024 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën " Driton Islami" në Ferizaj ka arrestuar personin E.H. (20).

Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale dhunim me dënim burgimi prej 18 muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim dhe sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar, të njoftojnë stacionin e policisë më të afërt apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat