Klinë: Burri e bën gruan për spital pasi nuk i dha para, përfundon në pranga të Policisë

Kronikë e zezë

Klinë: Burri e bën gruan për spital pasi nuk i dha para, përfundon në pranga të Policisë

Më: 5 prill 2024 Në ora: 07:25
Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në fshatin Qupevë e ulët në Klinë, ku një 28-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, kur pas një debati verbal, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas, duke i shkaktuar lëndime trupore, por edhe shqetësim e frikë.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer detajet se si burri e ka rrahur pasi ajo nuk ia dha paratë që ia kishte kërkuar.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, kurse viktima ka marrë trajtim mjekësor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit dhe inicimi i rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat