Arrestohen dy persona në Skenderaj, gjatë bastisjes iu gjetën fishekë e marihuanë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Skenderaj, gjatë bastisjes iu gjetën fishekë e marihuanë

Më: 5 prill 2024 Në ora: 09:52
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Skenderaj janë arrestuar dy persona të dyshuar, pasi që gjatë bastisjes së një banese dhe një depoje të personave të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar 135 fishekë dhe një sasi prej rreth 45 doza të cilat dyshohet janë substanca narkotike të llojit marihuanë.

Substancat narkotike më peshë rreth 30.3 gram të cilat sipas PK-së janë pronë e njërit nga të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është liruar kurse tjetri është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Armëmbajtje pa leje”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat