Prishtinasi ushtron dhunë ndaj kunatës, ia ndalon të qëndrojë në shtëpinë e burrit

Kronikë e zezë

Prishtinasi ushtron dhunë ndaj kunatës, ia ndalon të qëndrojë në shtëpinë e burrit

Më: 6 prill 2024 Në ora: 08:08
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Së fundi Policia ka intervenuar edhe në një familje në Prishtinë, ku një person po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij (gruas së vëllait).

Burimet e medias kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur dje pasdite, kur i dyshuari u kap me gruan e vëllait, të cilën nuk e ka lejuar të qëndrojë në shtëpinë e burrit të saj, duke i kërkuar që t’i marrë fëmijët dhe të largohet.

Përballë kësaj situate, viktima e ka raportuar rastin në Polici dhe ka dhënë deklaratën e saj për dhunën psikike që ka ushtruar kunati ndaj saj.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat