Parandalohet kontrabanda në veri, kapen 750 pula

Kronikë e zezë

Parandalohet kontrabanda në veri, kapen 750 pula

Më: 7 prill 2024 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Janë parandaluar dy raste të tentimit të kontrabandimit me mallra nga Serbia.

Policia ka arritur t’i kapë 750 shpezë (pula), të ngarkuara në dy kamioneta.

“Rasti 1: Rreth orës 01:00, në fshatin Zhabar-K.K. Mitrovicë, është ndaluar kamioneta Volkswagen LT46, ngjyrë e teget, me targa RKS (02), me rreth 200 (dyqind) pula të kontrabanduara nga territori i Serbisë, me vozitës E.M., Mashkull/Kosovar, 37 vjeçar, me banim në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Rasti 2: Rreth orës 18:30, në fshatin Bube-KK. Zubin Potok, është ndaluar kamioneta Mercedes Benz, ngjyrë e gjelbër, me targa RKS (02), me rreth 550 (pesëqind e pesëdhjetë) pula të kontrabanduar nga territori i Serbisë, me vozitës H.B., Mashkull/Kosovar, 50 vjeçar, me banim në Mitrovicë”.

“Me autorizim të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar dy raste “Kontrabandim me mallra”, kamionetat dhe malli i kontrabanduar janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë për procedura të mëtejme nga autoritetet kompetente (Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës)”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat