Publikohen pamjet nga momenti kur ngasësi në Pejë përplas rëndë me veturë dy të mitur

Kronikë e zezë

Publikohen pamjet nga momenti kur ngasësi në Pejë përplas rëndë me veturë dy të mitur

Më: 7 prill 2024 Në ora: 22:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Pejë, ku një veturë ka përplasur dy të mitur.

Media ka mësuar se njëri nga të miturit është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Ndërkaq, media ka siguruar edhe pamje nga momenti kur ngasësi përplas me veturë dy të miturit.

Ndryshe, drejtuesi i veturës me të cilën u goditën dy fëmijë në Pejë është ndaluar për 48 orë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi tha për medie se fëmijët kanë marrë lëndime të rënda dhe se njëri është dërguar në QKUK, ndërsa tjetri po trajtohet në spitalin e Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat