Dy persona rrihen mes vete në Malishevë, njëri lirohet, tjetri dërgohet në mbajtje

Kronikë e zezë

Dy persona rrihen mes vete në Malishevë, njëri lirohet, tjetri dërgohet në mbajtje

Më: 8 prill 2024 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Malishevë.

Atje janë rrahur mes vete dy persona- njëri është dërguar në mbajtje e tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

“Malishevë 07.04.2024-14:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që janë rrahur në mes vete.

Të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat