Qytetari i gjen 10 mijë euro në Rahovec, i dorëzon në polici

Kronikë e zezë

Qytetari i gjen 10 mijë euro në Rahovec, i dorëzon në polici

Më: 8 prill 2024 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar ka gjetur një shumë parash dhe ka njoftuar policinë, paratë e gjetura i janë kthyer pronarit.

Në njoftimin e bërë nga policia thuhet se më datën 7 prill, derisa zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Rahovec.

Ishin duke trajtuar ankesën e një qytetari për humbjen e një shume parash, në vlerë prej 10 mijë euro, ishte paraqitur zoti Himaj nga fshati Gexhë i cili kishte gjetur këto para dhe të njëjtat i ka dorëzuar.

Paratë e gjetura i janë kthyer pronarit.

Zoti Himaj përveç që ka treguar një veprim ndershmërie, ky akt reflekton edhe besimin ndaj Policisë së Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat