​Parandalohet gara ilegale, shoferi gjobitet me 400 euro, 4 pikë negative dhe 10 muaj ndalim drejtimi

Kronikë e zezë

​Parandalohet gara ilegale, shoferi gjobitet me 400 euro, 4 pikë negative dhe 10 muaj ndalim drejtimi

Më: 8 prill 2024 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë” edhe një herë ka identifikuar kundërvajtësit.

Në bazë të publikimit të video incizimeve në rrjetet sociale u identifikua shoferi që ka marrë pjesë në gara ilegale të shpejtësisë, i njëjti është gjobitur me 400 euro, 4 pikë negative.

10 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë” dhe në bazë të publikimit të video incizimeve në rrjetet sociale ka identifikuar shoferin që ka marrë pjesë në gara ilegale të shpejtësisë, i njëjti është gjobitur 400 €, 4 pikë negative dhe 10 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, ka njoftuar policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat