​Kontrabandë me mallra nga Serbia, i dyshuari shoqërohet në stacionin policor

Kronikë e zezë

​Kontrabandë me mallra nga Serbia, i dyshuari shoqërohet në stacionin policor

Më: 9 prill 2024 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Policia e Kosovës e ka shoqëruar në stacionin policor një person të dyshuar, pasi në automjetin e tij në Zveçan janë gjetur mallra që dyshohet se janë kontabanduar nga Serbia.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull serb, pasi që në automjetin e tij janë gjetur mallra (ëmbëlsira) pa dokumentacion përkatës dhe dyshohet që janë të kontrabanduara nga Serbia”, thuhet në raportin policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

Ndërsa, automjeti me mallra sipas policisë do të dërgohet në terminal doganor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat