Sulmoi fizikisht fëmijën e fqinjit, Policia arreston të dyshuarin në Prizren

Kronikë e zezë

Sulmoi fizikisht fëmijën e fqinjit, Policia arreston të dyshuarin në Prizren

Më: 10 prill 2024 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi ka sulmuar fizikisht fëmijën e fqinjit.

Rasti ka ndodhur të martën në ora 18:13 në Prizren.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat