Dorëzoi në Polici 1400 euro si të falsifikuara, ankuesi në Mitrovicë thotë se paratë i kishte tërhequr në një institucion mikro-financiar në Suedi

Kronikë e zezë

Dorëzoi në Polici 1400 euro si të falsifikuara, ankuesi në Mitrovicë thotë se paratë i kishte tërhequr në një institucion mikro-financiar në Suedi

Më: 10 prill 2024 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të parave të falsifikuara në Mitrovicë, ku një person i ka dorëzuar në stacionin policor 7 kartëmonedha nga 200 euro, të cilat sipas verifikimit në një bankë dyshohet se janë të falsifikuara.

Ankuesi pasi i ka dorëzuar në Polici ka bërë të ditur se paratë i kishte tërhequr nga një institucion mikro-financiar në Suedi.

“Rr. Marije Shllaku, Mitrovicë 06.04.2024 – 08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka dorëzuar në stacionin policor  7-kartëmonedha nga 200 € të cilat sipas verifikimit të cilin ai e kishte kryer në një bankë, kishin rezultuar se janë të dyshuara si të falsifikuara. Ankuesi këto kartëmonedha i kishte marrë (tërhequr) nga një institucion mikro-financiar në Suedi”, thuhet në raportin policor.

Kartëmonedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme, ndërkaq, rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat