Aksidenti tragjik në Leposaviq, këta janë personat që mbetën të vdekur

Kronikë e zezë

Aksidenti tragjik në Leposaviq, këta janë personat që mbetën të vdekur

Më: 10 prill 2024 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

Dy persona të moshës 25-vjeçare kanë humbur jetën në një aksident të rëndë komunikacioni që ndodhi mbrëmë në Leposaviq.

Të dy shoferët u përplasën me vetura, teksa në gjendje të rëndë ndodhet edhe një person.

Media mëson se dy të vdekur i përkasin nacionalitet serb dhe janë: Mikica Barac dhe Djordje Milovic.

Rastin e ka konfimruar Policia e Kosovës.

“Pesë minuta pas mesnate, ka ndodhur aksidenti dhe siç dyshohet sipas rezultateve paraprake të hetimeve, një automjet Audi 6 me targa të Beogradit ka kaluar në shiritin e kundërt të trafikut dhe është përplasur drejtpërdrejt me një automjet Peugeot, i cili po lëvizte në korsinë e tij”, ka thënë Munish Avdiu, shef i njësitit të komunikacionit në rajonin e PK-së në Veri.

Drejtuesit e të dy makinave kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda, kurse trupat e tyre të pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

I lënduari është transferuar me urgjencë në spitalin e Mitrovicës dhe siç thotë sot policia ishte në gjendje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat