Kanosi një mjeke përmes telefonit, policia arreston të dyshuarin

Kronikë e zezë

Kanosi një mjeke përmes telefonit, policia arreston të dyshuarin

Më: 12 prill 2024 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur përmes telefonit një mjeke që punon në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i dyshuari ka kërkuar tretman mjekësor dhe është transferuar në QKUK, ku pas ekzaminimeve mjekësore i njëjti është pranuar për kurim te metutjeshem dhe është nën përkujdesje policore deri në vendimin e ardhshëm.

“Prishtinë 11.04.2024-11:34. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti përmes telefonit ka kanosur viktimen femër kosovare.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim te te cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje. I dyshuari ka kërkuar tretman mjekësor dhe është transferuar në QKUK, ku pas ekzaminimeve mjekësore i njëjti është pranuar për kurim te metutjeshem dhe është nën përkujdesje policore deri në vendimin e ardhshëm”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat