​32-vjeçari i jep fund jetës në Shirokë të Suharekës

Kronikë e zezë

​32-vjeçari i jep fund jetës në Shirokë të Suharekës

Më: 20 prill 2024 Në ora: 19:24
Ilustrim

Një person i moshës 32-vjeçare i ka dhënë sot fund jetës duke u varur në litar.

Rasti ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, ku personi me inicialet A. T. është gjetur i varur në tavanin e shtëpisë së tij.

Vesel Gashi, zëdhënës i policisë rajonale për Prizren, ka bërë të ditur për KosovaPress se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes pas marrjes së informacionit.

“Informatat kanë ardhur rreth orës 16:00. Viktima është A. T., i lindur në vitin 1992. Në vendngjarje menjëherë kanë dalë Policia e Kosovës dhe një ekip nga emergjenca e QKMF-së në Suharekë. Mjeku në vendin e ngjarje ka konfirmuar vdekjen e viktimës,” ka thënë ai.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërkohë policia me prokurorinë e shtetit ka hapur rastin si ‘hetim i vdekjes’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat