Ndalohet serbi në Leposaviq, pati gjëra në vlerë të 1 mijë eurove në veturë

Kronikë e zezë

Ndalohet serbi në Leposaviq, pati gjëra në vlerë të 1 mijë eurove në veturë

Më: 21 prill 2024 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Policia ka bërë të ditur se në fshatin Joshanicë në Leposaviq ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë që shofer kishte një shtetas të Serbisë,  i cili dyshohet se ka hyrë në e Kosovë nga Serbia nëpër rrugët ilegale.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i njëjti në veturë kishte të ngarkuara gjësende të ndryshme me vlerë rreth 1 mijë euro.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Ndërsa vetura është dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat