Lirohet në procedurë të rregullt i dyshuari se hyri ilegalisht nga Serbia

Kronikë e zezë

Lirohet në procedurë të rregullt i dyshuari se hyri ilegalisht nga Serbia

Më: 28 prill 2024 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Policia e Kosovës (PK) njofton se është liruar në procedurë të rregullt i dyshuari se kishte hyrë ilegalisht ngga Serbia në Kosovë.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në Berberishte të Leposaviqit të shtunën rreth orës 23:30.

Rasti është iniciuar si “Kalim i paautorizuar i kufirit”.

“Njësiti policor afër vijës kufitare gjatë vëzhgimit kanë ndaluar një automjet të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar i cili  nga territori i Serbisë ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat