Të shtëna me armë te një lokal në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë te një lokal në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje

Më: 28 prill 2024 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te një lokal në  rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Siç mëson media, dikush po dyshohet se ka gjuajtur disa herë në lokalin “Hamari” për motive akoma të panjohura.

Sipas informacioneve të para, posa rasti është denoncuar, njësitë policore kanë intervenuar por nuk është hasur personi i dyshuar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja që janë sekuestruar, teksa është bastisur edhe lokali.

Pas përfundimit të procedurave policore, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të tij është inicuar rasti dhe pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme për identifikimin e personit të dyshuar.

Media do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat