Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që pas një mosmarrëveshje me babain e tij, e kishte fryer atë dhe më pas kishte lënduar vetën duke e goditur murin.
I njëjti pastaj e kishte marrë një thikë dhe kishte dal nga shtëpia. I dyshuari është arrestuar, ndërsa thika i është konfiskuar.
“Fushë Kosovë 28.04.2024, 14:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar, djali i tij e kishte fyer dhe më pas e kishte lënduar veten duke e goditur murin.
I njëjti e kishte marr një armë të ftohtë (thikë) dhe kishte dalur nga shtëpia. I dyshuari është arrestuar, thika është konfiskuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.