Mitrovicë: Qeni dyshohet se është helmuar, policia dhe zyrtarë të AUV-it në vendngjarje

Kronikë e zezë

Mitrovicë: Qeni dyshohet se është helmuar, policia dhe zyrtarë të AUV-it në vendngjarje

Më: 1 maj 2024 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Një aktiviste për mbrojtjen e kafshëve ka njoftuar policinë se në rrugë ka qenë një qen i ngordhur që dyshohet se është helmuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës që e kanë tërhequr kafshën, derisa bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesja femër kosovare, aktiviste për mbrojtjen e kafshëve, ka njoftuar policinë se në rrugë gjendet një kafshë (qen) i ngordhur që dyshohet se është helmuar.

Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës që e kanë tërhequr kafshën. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat