Gjobitet shoferi i autobusit pasi tejkaloi në vijë të plotë

Kronikë e zezë

Gjobitet shoferi i autobusit pasi tejkaloi në vijë të plotë

Më: 3 maj 2024 Në ora: 08:47
Gjoba

Policia e Ferizajt e ka gjobitur një shofer të autobusit, i cili ka bërë tejkalim në vijë të plotë.

34-vjeçari me inicialet V.M, është gjobitur me 200 euro, dy pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtës, heqje e patentë-shoferit.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos bëjnë tejkalim në vijë të plotë.

Ndërsa falenderojmë qytetarët që po bashkëpunojnë me ne dhe inkurajojmë të tjerët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat