U mor në veturë nga një person i panjohur, vajza nga Kaçaniku dyshohet se u dhunua

Kronikë e zezë

U mor në veturë nga një person i panjohur, vajza nga Kaçaniku dyshohet se u dhunua

Më: 3 maj 2024 Në ora: 09:27
Ilustrim

Një vajzë në Kaçanik dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një mashkull.

Rastin në Policinë e Kosovës e ka paraqitur nëna e vajzës, e cila ka thënë se vajzën e saj e ka marrë në veturë një person i panjohur.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj viktima femër kosovare, dyshohet se është marrë nga një person i panjohur me veturë dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale.

Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në IML për ekzaminim, përderisa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat