“Benzi” fluturon me shpejtësi mbi trafikndarësen, godet për vdekje drejtuesin e biçikletës

Kronikë e zezë

“Benzi” fluturon me shpejtësi mbi trafikndarësen, godet për vdekje drejtuesin e biçikletës

Më: 3 maj 2024 Në ora: 19:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rreth orës 17:30, në lagjen 14/1 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin L. Z, është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. S, dhe një biçiklist shtetasin F. Gj.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F.Gj, rreth 50 vjeç. 

Drejtuesi i automjetit shtetasi L. Z, është larguar nga vëndi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat