Haset një mjet shpërthyes në Gjakovë, FSK-ja largon mjetin pa incidente

Kronikë e zezë

Haset një mjet shpërthyes në Gjakovë, FSK-ja largon mjetin pa incidente

Më: 9 maj 2024 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë kërkuar për ndihmë pasi është hasur një mjet i dyshuar shpërthyes në Gjakovë.

Një person ka lajmëruar Policinë për mjetin që e kishte hasur e që dyshonte se ishte shpërthyes.

Njësiti për deminim i FSK-së e ka larguar mjetin nga vendi, thuhet në njoftimin ditor të PK-së.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim e FSK-së ka larguar mjetin pa incidente”, thuhet në raportin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat