Gjenden në Prizren vajzat që u raportuan të zhdukura nga nënat e tyre, policia: Ishin larguar nga shkolla në ora 09:00

Kronikë e zezë

Gjenden në Prizren vajzat që u raportuan të zhdukura nga nënat e tyre, policia: Ishin larguar nga shkolla në ora 09:00

Më: 11 maj 2024 Në ora: 00:00
Foto ilustrim

Dy vajza u raportuan si të zhdukura nga nënat e tyre në qytetin e Prizrenit.

Një vajzë 14 vjeçare dhe një tjetër 13 u raportuan si të zhdukura në Policinë e Kosovës nga nënat e tyre.

Vajzat ishin larguar nga shkolla me datën 8 maj rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Rastin për median e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prizrenin, Shaqiri Bytyqi.

Bytyqi tha se vajzat ishin raportuara të zhdukura nga nënat e tyre, ku me të pranuar informacionin policia ka arritur t’i gjej ato sot në Prizren.

Dje janë raportuar të zhdukura nga nënat e tyre. Vajzat janë larguar nga shkolla me datën 08.05.2024 rreth orës 09:00. Posa janë raportuara të zhdukura vajzat, policia ka punuar itensivisht deri sa sot paradite janë gjetur në Prizren”, tha Bytyqi për median.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat