I mituri nga Peja martohet me vajzën nën moshën 16 vjeçare, intervenon policia

Kronikë e zezë

I mituri nga Peja martohet me vajzën nën moshën 16 vjeçare, intervenon policia

Më: 12 maj 2024 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast, ku një i mitur ishte martuar me një vajzë nën moshën 16-vjeçare në Pejë

Sipas policisë, viktima me dëshirën e saj është kthyer të prindi.

I dyshuari është liruar.

Raporti i plotë:

Pejë 11.05.2024 – 00:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti ishte martuar me të miturën femër kosovare nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Lidhur me rastin janë intervistuar palët dhe viktima me dëshirën e saj është kthyer te prindi i saj (babai). Ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat