Babë e bir në Vitomiricë të Pejës futen në sherr për pronë, 70-vjeçari përfundon në prangat e Policisë

Kronikë e zezë

Babë e bir në Vitomiricë të Pejës futen në sherr për pronë, 70-vjeçari përfundon në prangat e Policisë

Më: 13 maj 2024 Në ora: 07:53
Foto ilustrim

Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, e madje ka pasur edhe raste tragjike. Të tilla incidente zakonisht nisin me zënka e konflikte verbale, e më pas eskalojnë edhe në përleshje e kanosje serioze.

Kështu ka ndodhur edhe dje në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku dy persona, babë e bir, janë futur në sherr me njëri-tjetrin.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se palët janë në një proces gjyqësor lidhur me një pronë dhe gjatë ditës së djeshme janë kapur mes vete, rast ky që eskaloi në presion e dhunë psikike.

Sipas informacioneve të para, babai e ka paralajmëruar të birin se do të futet me forcë në shtëpinë ku ai jeton dhe aty plasi sherri, derisa u njoftua edhe Policia.

Një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë mbledhur informacionet e para për rastin dhe palët janë shoqëruar në stacion policor.

Ndaj babait të dyshuar, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat