Rast i rëndë: I riu bën vetëvrasje në Çagllavicë, mjeku konstaton vdekjen e tij

Kronikë e zezë

Rast i rëndë: I riu bën vetëvrasje në Çagllavicë, mjeku konstaton vdekjen e tij

Më: 14 maj 2024 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Çagllavicë, ku një i ri dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Sinjalizuesit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një person të moshës rreth 38-vjeçare, i cili u gjet pa shenja jete.

Në bazë të informacioneve të para, viktima është gjetur i varur.

Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa tashmë ka intervenuar edhe Policia.

Akoma nuk dihen detajet e tjera të këtij rasti tragjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat