Rrahje mes tre personave në Podujevë

Kronikë e zezë

Rrahje mes tre personave në Podujevë

Më: 14 maj 2024 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Tre persona janë përleshur mes vete pas një mosmarrëveshjeje.

Njësitë policore gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar një shufër druri, ndërsa te tjetri kanë gjetur një mjet të mprehtë (thikë).

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje.

Ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat