Arrestohet një person në Istog, kishte armë gjuetie, pёr tё cilën s’kishte leje valide qё nga 2021-ta

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Istog, kishte armë gjuetie, pёr tё cilën s’kishte leje valide qё nga 2021-ta

Më: 14 maj 2024 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Policia ka bërë të ditur se është njoftuar se nё fshatin Shalinovicё të Istogut njё person kishte armё gjuetie nё dorё i cili kishte dalё pёr gjueti.

Në njoftim thuhet se i njëjti është arrestuar dhe të njëjtit i ёshtё sekuestruar arma e gjuetisë, pёr tё cilёn i dyshuari nuk kishte leje valide qё nga viti 2021.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Istog, me datë 13.04.2024, ёshtё njoftuar se nё fshatin Shalinovicё-Istog, njё person kishte armё gjuetie nё dorё i cili kishte dalё pёr gjueti”.

“Hetuesit e Stacionit Policor Istog, kanё arrestuar tё dyshuari dhe nga i njëjti ёshtё sekuestruar arma e gjuetisë, pёr tё cilёn i dyshuari nuk kishte leje valide qё nga viti 2021. Personi i dyshuar pas intervistimit nga Hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat