Gjendet i vdekur një burrë në Graçanicë, arrestohen dy persona, një tjetër në kërkim

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një burrë në Graçanicë, arrestohen dy persona, një tjetër në kërkim

Më: 15 maj 2024 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Një burrë është gjetur pa shenja jetë në Graçanicë.

Lidhur me rastin të cilin policia e ka cilësuar në raport si “vdekje e dyshimtë/shtytje në vetëvrasje”, ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë një tjetër po kërkohet.

“Një mashkull kosovar, ka raportuar se ka vërejtur një person që dyshohet pa shenja jete. Njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. 

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Lidhur me rastin në koordinim me prokurorin dhe me urdhër të gjyqtarit është bërë bastisja në dy lokacione të ndryshme, ku në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente, ndërsa në lokacionin e dytë në shtëpinë e dy të dyshuarëve meshkuj kosovarë nuk është gjetur asgjë e dyshimtë që ndërlidhet me rastin. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë pasiqe nuk është hasur në shtepi gjendet në kërkim policor”, thotë policia në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat