Dy meshkuj deponuan 300 euro të falsifikuara, raportohen në Polici

Kronikë e zezë

Dy meshkuj deponuan 300 euro të falsifikuara, raportohen në Polici

Më: 17 maj 2024 Në ora: 10:05
Ilustrim

Një qytetar në Klinë ka raportuar se dy meshkuj i kanë deponuar 300 euro të falsifikuara.

Sipas raportit policor, rasti është raportuar të enjten derisa nuk dihet kur janë deponuar të hollat.

Policia ka nisur hetimet lidhur me të dhe rasti është cilësuar si falsifikim i parasë.

“Klinë / 15.05.2024 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se dy meshkuj kosovarë, kanë deponuar në bankë 3×100 euro që dyshohen të jenë të falsifikuara. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat