Një person sulmohet nga një burrë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Një person sulmohet nga një burrë në Prishtinë

Më: 17 maj 2024 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Një person është sulmuar fizikisht nga një burrë në Prishtinë.

Rastin në polici e ka lajmëruar viktima i cili ka pranuar edhe trajtim mjekësor.

I dyshuari gjendet në kërkim policor.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar dhe kanosur me armë nga i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tre fishekë dhe një predhë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim policor. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat