Iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj, arrestohet i dyshuari

Më: 17 maj 2024 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G në Prishtinë, i cili ishte arratisur nga Qendra Korrektuese në Gjilan më 15 korrik të vitit të kaluar.

Sipas policisë, i dyshuari që nga koha e arratisjes e deri më sot dyshohet se përmes telefonit e ka kanosur ish-bashkëshorten dhe vëllanë e saj, ku janë hapur dy raste për “kanosje”.

“Pas arrestimit është bërë kontrolluar në trup i dyshuari dhe te i njëjti është gjete se me vete kishte edhe një sasi te dyshuar narkotike (e cila dyshohet te jete hashash me peshe te përgjithshme prej 38.92 gr.)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ku mbi të rëndojnë tri vepra penale, dy për “kanosje” dhe një për “arratisje nga burgu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat