Djali tenton ta ‘shpëtojë’ nga prangat babanë e arrestuar, sulmon Policinë

Kronikë e zezë

Djali tenton ta ‘shpëtojë’ nga prangat babanë e arrestuar, sulmon Policinë

Më: 20 maj 2024 Në ora: 08:22
Policia e Kosovës

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës.

Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në mesditë, në rrugën “Lidhja e Pejës”  në Prishtinë, ku dy zyrtarë policorë janë sulmuar nga një 20-vjeçar.

Djali tentoi ta ‘shpëtojë’ babanë e tij nga prangat pasi e arrestuan për vjedhje, duke u kapur me Policinë.

Bazuar në informacionet e para, i dyshuari fillimisht e ka sulmuar një zyrtar policor dhe nuk ka përfillur urdhrat, duke vazhduar me veprime të njëjta edhe ndaj policëve të tjerë.

Për ta futur nën kontroll situatën, zyrtarët që po intervenonin në rastin e vjedhjes u detyruan që ta arrestojnë dhe ta shoqërojnë në stacion policor.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat