Fushë Kosovë: E rrahin e më pas ia vjedhin telefonin dhe paratë, arrestohen tre të dyshuar

Kronikë e zezë

Fushë Kosovë: E rrahin e më pas ia vjedhin telefonin dhe paratë, arrestohen tre të dyshuar

Më: 20 maj 2024 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Tre persona (dy meshkuj dhe një femër) janë arrestuar pasi të njëjtit e kishin sulmuar fizikisht një person tjetër dhe i kishin grabitur telefonin dhe para të gatshme.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 09.03.2024 në Fushë Kosovë.

Tutje bëhet e ditur se më vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

“Më 19.05.2024 janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër kosovare pasi të njëjtit e kishin sulmuar fizikisht viktimën dhe i kishin grabitur një telefon dhe para të gatshme. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit meshkuj janë dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat