Ky është personi i arrestuar në Skenderaj që kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar

Kronikë e zezë

Ky është personi i arrestuar në Skenderaj që kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar

Më: 20 maj 2024 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë të dielën pasdite një person që kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar lidhur me një rast të mëhershëm. I dyshuari tashmë ndodhet në ndalim dhe brenda afatit ligjor pritet të ndërmerren procedurat e tjera.

Mësohet se personi i arrestuar është Lutfi Hoxhaj, rreth 58-vjeçar.

Hoxhaj është kapur në fshatin Marinë të Skenderajt, ku një njësi policore e ndaloi dhe më pas i njëjti u prangos.

Pas verifikimit, ka rezultuar se ndaj tij ka urdhërarrest për shkak të një vepre që dyshohet se e ka kryer në vitin 2022.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. 

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Mitrovicë.

“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar  është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat