Zhdukja e 16-vjeçares shqiptare, zbulohet letra: Po iki me të dashurin që kam njohur në Facebook

Kronikë e zezë

Zhdukja e 16-vjeçares shqiptare, zbulohet letra: Po iki me të dashurin që kam njohur në Facebook

Më: 30 maj 2016 Në ora: 08:27
Gazia Kazija

16-vjeçarja Gazie Kazija, e cila është zhdukur që prej 16 majit, mund të jetë larguar me të dashurin e saj, të cilin e ka njohur në rrjetin social “Facebook”. 16-vjeçarja ka lënë një letër për familjen, ku shkruhej se po largohej me dëshirën e saj, me një djalë që e kishte njohur në “Facebook”, me të cilin kishte krijuar një lidhje.

Policia e Durrësit po vijon hetimet dhe kërkimet për të mësuar vendndodhjen e 16-vjeçares nga Sukthi. Mendohet se efektivët e policisë së Durrësit kanë identifikuar djalin me të cilin është larguar 16-vjeçarja.

Sipas hetimeve paraprake, mësohet se adoleshentja është larguar nga shtëpia me taksi dhe taksisti është personi i fundit që ka parë vajzën. Taksisti, i cili ka shoqëruar 16-vjeçaren pak ditë më parë është plagosur me thikë nga babai i adoleshentes, i cili i ka kërkuar llogari dhe informacione për largimin e së bijës. Menjëherë pas këtij akti, babai i adoleshentes u largua në drejtim të paditur dhe është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit.

Sakaq, edhe pse policia ka rreth dy javë që po kërkon për të gjetur gjurmët e 16-vjeçares, ende nuk ka asnjë të dhënë konkrete mbi vendndodhjen saj.

Sipas informacioneve, dyshohet se e reja mund të jetë larguar me të dashurin në jug të vendit dhe për këtë arsye janë dërguar efektivë të posaçëm në dy qytete bregdetare, Sarandë dhe Vlorë. 16-vjeçarja Gazie Kazija, që është nxënësve e vitit të parë në gjimnazin e Sukthit nuk ka komunikuar fare me familjen që prej momentit që është larguar. Për të ndihmuar në hetime, mamaja e saj i ka vënë në dispozicion prokurorisë edhe dy numrat e telefonit, bllokun e shënimeve të saj, fotografitë, foto në kompjuter të një djali.

Sipas burimeve, ka rezultuar se njëri prej numrave i përkiste një taksisti që banonte një rrugicë larg vendit ku ndodhet familja Kaziaj. Sipas dëshmisë së nënës së të zhdukurës, taksisti është një person i njohur, pasi më parë ka hyrë në oborrin e shtëpisë së tyre. Sipas gruas, taksisti ka deklaruar se e ka marrë vajzën natën së bashku me një djalë që nuk e njeh dhe e ka dërguar te stacioni i plepave në plazh, ku dhe kanë zbritur. Tashmë mbetet që policia të vijojë të kërkojë për të gjetur sa më parë 16-vjeçaren, e cila është larguar në drejtim të paditur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat